Kushtetuesja shqyrton projektligjin për gjyqësorin
Shoqata e Gjyqtarëve pretendon se në ligjin për gjyqësorin, pjesë e Reformës per Drejtësi, janë dy nene të tij qe vënë institucionin e Gjykatës në varësi politike. Kreu i Shoqatës së sqaroi sot arsyet që këto nene të rrëzohen domosdoshmërisht
TIRANE-Sot në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca e parë gjyqësore ndaj cështjes së ngritur për projekligjin e gjyqësorit. Kjo Gjykate shqyrtoi sot për herë të parë kërkesën e Shoqatës së Gjyqtarëve për shpalljen të pavlefshëm të dy neneve në projektligjin për gjyqësorin. Shoqata e Gjyqtarëve pretendon se në ligjin për gjyqësorin, dy nene të tij vënë institucionin e Gjykatës në varësi politike. Në një prononcim për mediat jashtë dyerve të Gjykatës Kushtetuese, Kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri tha sot se këto nene cënojnë rëndë pavarësinë e gjyqësorit. “Në kontestojmë fuqimisht nenet 37 dhe 38 që kanë të bëjnë përkatësisht me emërimin e kancelarit nga Ministri dhe
Neni 38 për mënyrën e hedhjes shortit të përcaktimit të gjyqtarëve që ndjekin proceset gjyqësore”. Bejleri tha se Shoqata e Gjyqtarëve ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të hedhë poshtë këto dy nene të kontestuara, pasi hedhja e shortit nga kancelari i Gjykatës vihet në dyshim. “Kjo pasi ky i fundit sic përcakton neni 37 është nën varësinë e Ministrit të Drejtësisë”. Kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve në vendin tonë theksoi faktin se të dyja këto nene që varen nga Ministri, pjesë e qeverisë sjellin domosdoshmërisht se gjyqësori kalon automatikisht nën varësinë politike dhe se rrëzojnë plotësosht ligjin për adminsitratën e gjyqësorit.
Ndërkaq hedhja e shortit për përcaktimin e gjykatësve ka hapur polemika dhe në politikë. Pak ditë më parë PS akuzoi publikisht se cështja e rëndësishme e Lulzim Bashës që akuzohet për abuzime me fondet e rrugës Durrës-Kukës nuk ra rastësisht në duart e Famira Hajdarit. PS akuzoi se cështje delikate ku janë përfshirë ministra bien gjithmonë në duart e gjyqtarëve me lidhje të ngushta me strukturat e Partisë Demokratike.
(d.b/BalkanWeb)