KS do diskutojë sot për Kosovën?

Pak orë para mbajtjes së takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kërkesë kjo e Serbisë për të diskutuar situatën në veri të Kosovës, sipas mediave kosovare, mund të mos zhvillohet. Kërkesa në KS të OKB-së është bërë para se të digjen nga serbët pikat kufitare në veri dhe tanimë, situata e krijuar nuk e nënshtron Serbisë, pasi do të ballafaqohej me kritika për situatën e fundit.
Ndërkaq, Serbia ende nuk ka arritur të mbledh nënshkrimet e nevojshme nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit për të mbajtur këtë mbledhje. Ministri serb Jeremic, gjendet në Nju York, në takime me përfaqësues të KS të OKB-së.
Sipas burimeve, brënda Ministrisë së Jashtme të Kosovës, kanë thënë se situata ende mbetet e paqartë nëse do të mbahet mbledhja, pasi Serbia njoftohet se ende nuk e ka përkrahjen e mjaftueshme për të mbajtur mbledhjen. Kërkesa e Serbisë për këtë mbledhje është mbështetur edhe nga Rusia, e cila gjithashtu ka kërkuar që të ketë takim të hapur të KS, kërkese kjo që nuk është pranuar nga diplomatët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës, të cilët thonë se kjo çështje mund të presë deri në takimin e radhës për Kosovën të KS. Mbledhja e KS të OKB-së është paralajmëruar të mbahet në orën 21:00.