E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik do të merret sërish nesër në pyetje

Organizatori i dyshuar i sulmeve në Norvegji, do të merret sërish në pyetje nesër për aktin e kryer në Oslo dhe në ishullin Utoja.

Seanca dëgjimore e së premtes është e dyta me radhë për Anders Bering Breivikun. Autoritetet e sigurisë thonë se janë gjithnjë e më të bindura se Breiviku ka vepruar pa bashkëpunëtorë.

Sidoqoftë, prokurorët paralajmërojnë se ai nuk do të shkojë në gjyq para vitit 2012, për shkak të kompleksit të hetimeve.

Breivik akuzohet për vrasjen e të pakten 68 personave në ishullin Utoja dhe për sulmin në ndërtesat e qeverisë, ku vdiqën 8 njerëz.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›