E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia asgjëson 445 rrënjë kanabis

Autori i Lajmit: red.
Të paktën 445 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa u asgjësuan dje nga policia në fshatin Rexhepaj dhe Dushkarak, përkatësisht 35 dhe 25 km larg qytetit të Vlorës. Bimët narkotike, me një lartësi prej 1.5 deri në 2 metra ishin kultivuar në parcela pa pronarë dhe të çelura rishtaz për këtë qëllim në terrene të thyera, kryesisht pranë përrenjve, gjë që e vështirëson procesin e identifikimit dhe kapjen e personave, që dyshohet se kanë lidhje me to. Gjatë javëve të fundit, policia ka asgjësuar rreth 8445 rrënjë bimë narkotike, si dhe ka ndaluar 4 persona të akuzuar për kultivimin e tyre
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›