E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 21-vjeçarit për kontrabandë

Autori i Lajmit: red.
Policia e Kukësit ndaloi dje në 21-vjeçar, i cili dyshohet për kontrabandë të gjësë së gjallë nga Kosova. Erzan Kovaçi, 21 vjeç, banor i fshatit Përbreg u ndalua mbrëmjen e djeshme në fshatin Morin, rreth një kilometër larg doganës së Morinit, ku pas një kontrolli në mjetin tip benz me targa LA 3634 A është konstatuar se transportoheshin një numër viçash që dyshohet se janë futur në territorin shqiptar kontrabandë. Vetëm për periudhën janar-qershor të këtij viti në shkallë qarku janë ndaluar 4 persona për ushtrimin e kontrabandës së gjësë së gjallë, që kryesisht tregtohet në tregun e Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›