Burri vret për xhelozi nënën, në sy të katër fëmijëve
Autori i Lajmit: red.
Dyshote se e tradhetonte bashkëshortja dhe e vret në sy të fëmijëve. Krimi makbaër ka ndodhur dy net më parë në në Gjirokastër kur një 54-vjeçar ka vrarë me sende të forta gruan e tij. 45-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, është goditur për vdekje nga bashkëshorti i saj, gjatë një grindje familjare për motive xhelozie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Topullaraj të rrethit të Gjirokastrës, në familjen e Halil Roshit, banor i këtij fshati. Sipas burimeve zyrtare në policinë e Gjirokastrës “rreth orës 01.00, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur Topullare-Valare, të rrethit Gjirokastër ka ndodhur një vrasje, ku një shtetas ka vrarë bashkëshorten”. Pasi efektivat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar se informacioni ka qenë i saktë. “54-vjeçari Halil Roshi, lindur në Golem, të rrethit Gjirokastër dhe banor i fshatit Topullaraj, Gjirokastër, kishte goditur me sende të forta në kokë, duke i shkaktuar vdekjen bashkëshorten e tij, Donika Roshi 45 vjeç, lindur në Progonat të rrethit të Tepelenës dhe banuese në Topullaraj”, thotë zëdhënësi për shtyp i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai. 54-vjeçari, Roshi pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi nga banesa duke marrë me vete edhe sendet me të cilat ka kryer krimin, konfirmojnë, burimet policore. Pas hetimeve të para grupi hetimor konstatoi se viktima kishte plagë nga mbrapa kokës të shkaktuar nga një send i fortë për të cilat specialistët e policisë dyshojnë se është mjet mprehës. Vetëm disa orë pas krimit policia ka vënë në pranga 54-vjeçarin, i cili ka pranuar krimin dhe ka pretenduar se e ka kryer atë në kushte depresive.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008