PBDNJ, Solis: Nuk pendohemi që nuk bëmë koalicion me PD
Leonard Solis, kandidat i PBDNJ-së, i ftuar në edicionin Ora News, tha se nuk ka pendesë për vendimin për të mos bëre kaolicion me PD-në, pasi ishte një vendim që u mor nga gjithë strukturat e partisë. "Nuk ndjemë pendesë sepse i pyetëm strukturat e partisë, bëmë përshtatjen me kodin dhe është vendim që nuk është anashkaluar nga asnjë strukturë. Jemi të ngushëlluar që jemi në parlament", tha Solis. Faktin që PBDNJ ka vetëm një deputet në parlament, Solis e lidhi me kodin zgjedhor. "Këto janë zgjedhje të ndryshme të krahasuar me të mëparshme, sepse diskriminohen partitë e vogla", argumentoi ai. Lidhur me ftesën e Berishës për PBDNJ-në për të qenë pjesë e qeverisë, Leonard Solis tha "Ftesa është nder që na bëhet si parti, por jemi kompakt dhe do pyesim gjithë strukurat tona. Kandidati i PBDNJ-së e konsideroi incest elektoral koalicionin me PS-në."Koalicioni me PS-së ishte incest elektoral, një amoralitet gjatë fushatës, ka qenë koalicioni më i pasinqertë dhe në të majtë edhe në të djathë", shtoi ai. Sipas Solis, në kryesimine PS-së ka anëtarë me personalitet të paqëndrueshëm dhe kjo ka dëmtuar së tepërmi PS-së. Leonard Solis vlerësoi se në PS nën drejtimin e Ramës ka arbitraritet. "Nuk më ka pëlqyer Rama. Ka arbitratitet në PS nën drejtimin e tij. Nëse vazhdon në krye të PS-së, Rama do ishte prehë e lehtë për Berishën", pohoi ai. Në fund, Solis tha se për PBDNJ nuk është humbje e madhe largimi i Spiro Kserës nga kjo parti, që tashmë është deputet i PD-së.