E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një bust grek ne Himarë

Shteti grek me propozimin e shoqatës “OMONIA” prodhoi bustin e 35-vjeçarit, por me emrin shkruar ne greqisht dhe mbuluar me flamurin grek. Pasi nuk mori miratimin e qytetareve dhe Këshillit Bashkiak te Himarës, busti u vendos ne token e kishës, ne hyrje te saj. Krahas familjareve ne ceremoninë përkujtimore u mbajt deklarata ne greqisht e kryetarit te PBDNJ-se, Vangjel Dule dhe kreut te OMONIA-s, Vasil Bollano, ndërsa binte ne sy mungesa e klerikëve te larte ortodokse dhe kryetarit te Bashkise se Himarës. Kane qene familjaret e 35-vjeçarit ata qe zbuluan bustin dhe me pas kane puthur flamurin grek. Ne mbyllje te ceremonisë përkujtimore te Gumës është kënduar edhe himni grek. E ndërkohë, Aleanca Kuq e Zi e ka quajtur te turpshme gjithë sa ndodhi ne Himarë. Mëngjesin e se çiles ne Himarë kishte forca te shumta policore për te shmangur çdo incident te mundshëm apo bllokim rruge, ashtu siç ndodhi një vit me pare pas vdekjes se Gumës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›