Aborti me bazë gjinore, fushatë sensibilizuese në Fier

Shqipëria renditet ndër të parat vende në Europë për abortin me bazë gjinore dhe në vendin e 11-të në botë.
Për të ndryshuar këtë mentalitet, në Fier është çelur fushata kombëtare ndërgjegjësuese e titulluar “Tjetër herë me vajzë” me qëllim minimizimin e fenomenit shqetësues të ndërprerjes së shtatzanisë për shkak të gjinisë.
Kjo praktikë, dëshmi e mentalitetit patriarkal, ka sjellë një disbalancë shqetësuese mes djemve e vajzave në shoqëri.
Si pjesë e fushatës së aktivizimit të luftës me bazë gjinore është çelur edhe një ekspozitë me histori të prezumuara vajzash të cilat nuk kanë ardhur në jetë për shkak se prindërit kanë vendosur t‘i abortojnë.
Fotografja Kristina Culaj i ka sjellë mesazhet sensibilizuese mjeshtërisht përmes artit e fotografisë duke i dhënë një tjetër qasje emocionuese fushatës ndërgjegjësuese.
Aborti me bazë gjinore është dukuri e përhapur në disa vende të botës, ku fëmijët me gjini mashkullore vlerësohen më shumë se vajzat.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/