Policia, bien vrasjet, rriten rastet e korrupsionit

TIRANË - Bie numri i vrasjeve ne vend, por nderkohe qe ka pasur rritje te veprave te tjera. Nje dite me pare, Policia e Shtetit ka zhvilluar analizen e nje viti pune, ku jane bere te ditura rezultatet dhe deshtimet e saj gjate 2008. Ne fjalen e tij, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, tha se, gjate ketij viti jane 40 grupe kriminale, me 198 autore, nga te cilet jane arrestuar 158 vete. Ne analize ishin te pranishem dhe Kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, si dhe drejtues te larte te Policise ne qarqet e vendit. Ne fjalen e tij, Prenci evidentoi se gjate ketij viti jane evidentuar 13426 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 10858.
Drejtori i Policise, deklaroi se, ka pasur nje rritje te denoncimeve te rasteve te korrupsionit, ku sipas tij, nje numer i madh i te personave jane ne hetim ne gjendje te lire, nje pjese shume e vogel, jane ne kerkim nderkohe qe te tjeret jane te vene ne pranga, prej 198 personash. Gjate ketij viti, tha Prenci, jane kryer 152 operacione me 568 te arrestuar ose 21 operacione me 65 autore me shume se ne vitin 2007. Nga keto operacione, beri te ditur ai, 43 jane ne fushen e krimeve te renda me 101 te arrestuar, 40 operacione per antikorrupsionin dhe krimin ekonomik e financiar, me 198 te arrestuar, 40 operacione antidroge me 172 te arrestuar, 29 operacione antitrafik me 97 te arrestuar. Vrasjet e ndodhura nga viti 1992 deri ne 2008, tha ai, shenojne nje tendence ne ulje. Ai beri te ditur se ne tre vitet e fundit eshte shenuar nje numer i vogel i vrasjeve, duke vecuar faktin se numri 85 i vrasjeve te ndodhura ne 2008 perben minimumin historik te ketyre 18 viteve persa i takon ketij krimi. Keshtu, per vitin 2008 jane shenuar18 vrasje me pak se 2007 dhe 46 vrasje me pak se viti 2005. Kane rifilluar hetimet per 215 krime, prej te cilave 81 ne krimin e vrasjes, per 39 prej te cilave ka perfunduar dokumentimi i plote ligjor, nderkohe qe te tjerat jane ne proces. Prenci vuri ne dukje se gjate ketij viti jane evidentuar 702 krime kundra personit, nder te cilat 665 te zbuluara, ose 95 % e tyre, 3491 krime kundra prones , nder te cilat 1701 te zbuluara, 9 vepra penale ne fushen e akteve terroriste, prej te cilave jane zbuluar 8, jane marre ne mbrojtje 740 persona te dhunuar dhe jane paraqitur 340 kerkese padi per leshimin e menjehershem te mbrojtjes dhe ne te gjitha rastet te dhunuarve u eshte garantuar mbrojtja e nevojshme nga policia.
Trafiku i droges
Shqiperia tani eshte vendi nga ku nuk trafikohen droga te forta, tha dje, drejtori i policise, Ahmet Prenci. Luften qe po bene policia shqiptare ndaj trafikut te droges e tregojne edhe statistikat e policise Italiane, sipas te cilave eshte sekuestruar 4 kg mariuane dhe vetem 10 kg heroine, ose 17 here me pak se viti 2007. Kete e deklaroi gjate dites se djeshme, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, gjate fjales se tij, ne analizen vjetore te institucionit qe drejton. Sipas vleresimeve tona, ulja e sasive te droges te sekuestruara nga autoritetet italiane, tregon per nje reduktim te ndjeshem te trafikimit te drogave qe tranzitohen nepermjet Shqiperise per ne Itali dhe Bashkimin Evropian.
Aksidentet, 81 te vdekur me pak se nje vit me pare
Ahmet Prenci, deklaroi dje se, vihet re nje rritje e ndjeshme e goditjes ne sektorin e antikorrupsionit. Nderkohe qe ka nje ulje te numrit te aksidenteve. Gjate 2008 jane evidentuar 344 vepra me 619 autore, nga te cilat 68 vepra jane per korrupsion dhe 276 per vepra te kryera nga punonjesit shteterore apo publik. Jane evidentuar 68 raste me 153 zyrtare prej te cileve 72 te arrestuar. Krahasuar me vitin 2007, eshte 5-fishuar forca goditese, dhe krahasuar me vitin 2005, 10-fishuar forca goditese e policise. Ne lidhje me sigurine rrugore, fale masave te marra nga Policia rrugore eshte bere e mundur ulja e aksidenteve, pasi kete vit kemi 81 te vdekur me pak se viti i kaluar.
Vrasjet
Viti 2008, eshte minimumi historik i 18 viteve te fundit, pasi ka vetem 85 vrasje. Porsa u perket zbardhjeve te ngjarjeve te vjetra, kane rifilluar hetimet e zbuluar autoret per 215 krime te vjetra ne evidence, prej te cilave 81 per krimin e vrasjes, 39 prej tyre ka perfunduar dokumentimi.
Prenci: Cfare do te bejme gjate 2009
Tirane - Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci theksoi se "perpjekjet dhe sakrificat tona edhe gjate ketij viti, kane ndjekur pike per pike harten e prioritete te qeverise, jo vetem si problematika kombetare, por edhe si detyrime nderkombetare te marra ndaj partnereve, duke qene te ndergjegjshem se i kontribuojme jo thjesht ruajtjes se rendit dhe sigurise publike ne vend, por edhe procesit te integrimit te Shqiperise ne strukturat Euro-Atlantike". Prenci ka folur dhe per ligjit e strategjive per Policine e Shtetit, reformen qe eshte bere ne kete sektor dhe riorganizimin. Gjithashtu ne fund te fjales, ai ka treguar dhe prioritet e institucionit qe drejton per vitin e ardhshem, 2009. Zbatimi i detyrimeve qe rrjedhin nga Programi i qeverise dhe Ministrise se Brendshme, thellimi i luftes kunder krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe terrorizmit, jane dy nga prioritetet kryesore te policise. Gjithashtu dhe lufta kunder korrupsionit, pastrimit te parave dhe krimeve kompjuterike, identifikimi, hetimi dhe sekuestrimi i pasurive, pronave dhe aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale, thellimi i punes per ndjekjen, zbulimin dhe goditjen e krimeve te vjetra, jane disa prej drejtimeve kryesore te policise. "Institucionalizimi i bashkepunimit me agjencite e tjera te zbatimit te ligjit, Prokurorine, SHISH, Doganat, Tatimet, Drejtorine e Pastrimit te Parave, Inspektorati i Larte i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, etj", eshte nje tjeter fushe qe policia do te kete perparesi gjsate 2009, tha Prenci.
Berisha
"Une nuk mund te pranoj qendrimin e autoriteteve policore te Gjirokastres, te cilat 4 muaj rresht nisin betejen me Lazaratin, ndersa ata qe mbjellin drogen, 8 muaj rresht qarkullojne te lire ne Gjirokaster e ne te gjithe Shqiperine"