E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet, pagimi i demeve i ulet

Tregu i sigurimeve vazhdon qe te kete nje nivel te ulet te demeve te paguara. Edhe per 11 muajt e pare te vitit 2008 raporti deme/prime mbetet ne nivele te uleta. Keshtu per 11 muajt e pare te vitit 2008 jane paguar gjithsej 1,404,781 mije leke deme. Ndersa sipas Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare primet per kete periudhe kane qene 6,535,295 mije leke. Raporti deme te paguara mbetet ende larg nivele te vendeve te tjera. Keshtu referuar edhe nje raporti te AMF, standardet minimale nderkombetare ne kete treg jane per nje raport deme/prime ne 50 perqind. Nje pjese e madhe e vendeve kane nivele edhe me te larta te pageses se demeve ne raport me primet, Ndersa ne tregun shqiptar mbetet ende nje nivel teper i ulet, sa gjysma e standardeve minimale nderkombetare te pagimit te demeve. Ne raportin e AMF behet e ditur se tregu i sigurimeve ka nje raport te ulet te demeve te paguara ndaj te siguruarve, krahasuar me standardet nderkombetare. "Rritja e nivelit te pagimit te demeve eshte nje nder prioritetet kryesore te AMF-se",- behet e ditur ne raportin e ketij institucioni..

Tregu

Gjate periudhes Janar - Nentor 2008 tregu i sigurimeve ka nje rritje ne masen 20.82 % ne krahasim me periudhen Janar - Nentor 2007. Volumi i primeve te shkruara bruto eshte rritur me 1,126,035 mije leke dhe sipas AMF kap shifren 6,535,295 mije leke. Kjo rritje sipas AMF eshte ndikuar nga rritja e volumit te primeve te shkruara bruto ne portofolin Sigurimi i Pergjegjesive ne masen 154.38 %.. Sipas AMF gjate 11 muajve te pare te ketij viti gjithsej jane paguar 1,404,781 mije leke deme ose 15.85 % me shume se ne periudhen Janar - Nentor 2007, Por serish niveli i demeve te paguara, dhe rritja e tyre eshte me e vogel se rritja ne prime e sigurimeve. Duke patur nje nivel te trasheguar ne vite per demet e pakta te paguara, tregu shqiptar i sigurimeve mbetet ende larg standardeve nderkombetare. Numri i demeve te paguara eshte rritur me 798, dhe kap shifren 8,902 nga te cilat 8,834 deme jane paguar nga shoqerite e sigurimit te Jo-Jetes dhe vetem 68 nga shoqerite e Jetes.

Ndarja e tregut

Fundi i nentorit te ketij viti qe korrespondon edhe me fazen permbyllese te privatizimit te kompanise INSIG. Sipas Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare INSIG rezulton se zoteronte 15.78% te tregut te sigurimit te Jo-Jetes ne fund te nentorit te ketij viti. Megjithese ne rezultat te ngushte me kompanine qe ndodhet e treta per sa i perket primeve te arketuara ne kete periudhe INSIG, ka mundur qe te renditet nje vend me lart se e njejta periudhe e nje viti me pare duke patur edhe nje rritje te ndjeshme ne prime. Pjesen me te madhe te tregut te sigurimit te Jo-Jetes ne kete treg per kete periudhe e ze kompania Sigal me 27.12 perqind. Sigma sipas AMF ne fund te 11 mujorit te pare te vitit ka arketuar 15.45 perqind te primeve ne tregun e sigurimit te jo-jetes. Kompanite e tjera qe ndajne tregun e jo-jetes jane Atlantik me 11.46, Interalbanian me 10.45, Albsig me 7.95, Intersig me 7.39 prqind dhe Eurosig me 4.40 perqind.

Jeta, sigurimet per kredite

Sigurimi i jetes vazhdon qe te mbetet nje nga produktet me pak te preferuara nga ana e shqiptareve. Po te hishet nje sy ne raportin e publikuar nga ana e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare shihet se per periudhen 11 mujore te ketij viti rreth 74.12 perqind e te gjithe ketj tregu e ze sigurimi i jetes se debitorit.

Sigurimi i debitorit, detyrim i bankave

Ky lloj sigurimi eshte i detyrueshem per te gjithe ata persona qe marrin nje kredi per shtepi apo per biznes qe kane nje vlere te konsiderueshme, duke lene jashte kesja vetem ata kliente te bankave qe marrin kredi konsumatore. Nje tregues i tille tregon edhe knjehere mungesen e tradites ndaj ketij produkti qe mbetet nga me te rendesishmit per sa i perket tregjeve te sigurimit ne perendim. Kryesisht tregu shqiptar mbetet i orientuar drejt sigurimit te detyreshem duke lene jashte vemendjes se tij pjesen me te rendesishme qe eshte sigurimi vullnetar. Edhe gjate vitit 2008 primet kryesore te sigurimit kane qene ato motorike.

Tregu

Vetem ne 11 muaj kompania INSIG ka rritur me 14 perqind primet nga sigurimi i jo-jetes, duke kaluar tashme tek pronari i ri me nje total te primeve te jetes prej 957. 8 milione leke, ose nje vlere ne dollare prej 10.6 milione dollaresh

Demet

Ne kete pjese ku mbetet edhe aktiviteti kryesor i kompanive te sigurimit ne vend jane paguar rreth 1.4 miliarde leke deme ose 15.5 milione USD. Rritja e demeve te paguara per kete periudhe te vitit krahasuar me vitin 2007 eshte 16.5


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›