E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina perplaset me kamionin, humb jetën 23 vjecari

Makina tip benz me targë TR 6887 R përplaset me një kamion. Humb jetën në vendagjarje Fatos Kolashi ,23 vjec, i cili udhëtonte në makinën e drejtur nga Genti Lela. Policia ndalon drejtuesin e mjetit. 

KORCE- Një aksidenti automobilistik i ka marrë jetën një të riu 23 vjecar në aksin rrugor Korcë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Korce-Pogradec prane fshatit Pirg. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke identifkuar viktimën. Trupi i pajetë i përket 23 vjecarit Fatos Kaloshit nga Peshkopia, i cili ishte ishte duke udhëtuar me mjetin tip Benz me targë TR 6887 R ,të drejtuar nga Genti Lela. Burime nga policia bëjnë të ditur se makina e drejtuar nga Lela është përplasur me një kamion me targa të Turqisë.

Drejtuesi i mjetetit është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë si shkaktari kryesor i aksidentit. Efektivat e policisë së Korcës filluar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që pritet edhe ekspertimi i plotë autoteknik i mjeteve.

(e.n /News24/Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›