E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia bllokon 60 lojera fati te palicencuara

Plot 60 lojera fati jane bllokuar nga policia, pasi kane rezultuar te palicencuara. Operacioni eshte koduar "Gambling" dhe eshte shtire ne te gjithe vendin tone per dy dite me radhe. Sipas Policise se Shtetit operacioni kishte si qellim nderprerjen e aktiviteteve te paligjshme te lojerave te fatit, identifikimin dhe procedimin penalisht te personave qe kryejne kete aktivitet si dhe bllokimin e ambienteve dhe sekuestrimin e pajisjeve dhe makinerive te lojerave te fatit. Keshtu ne datat 13-14 Nentor nga ana e policise u kontrolluan 210 subjekte, te cilat zhvillonin aktivitetin e lojerave te fatit. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 60 prej tyre ishin te pa licencuara nga organet perkatese per ushtrimin e ketij aktiviteti. Te gjitha ketyre subjekteve policia iu bllokoi ambientet ku ato ushtronin aktivitetin e paligjshem si dhe iu sekuestruan ne total 350 makineri kompjuterike per zhvillimin e lojerave te fatit. Ndersa pronaret e tyre do te hetohen nga prokuroria per veprat penale te "kundravajtjes penale te organizimit te lotarive te palejuara" dhe "venies ne dispozicion te lokaleve per lojera te palejuara". Sipas policise operacioni do te vazhdoje dhe ne ditet ne vijim per verifikimin e lojerave te tjera te fatit, qe ndodhen ne te gjithe vendin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›