"Buxheti, qeveria e papergjegjshme"
Grupi parlamentar i Partise Socialiste, e konsideron projekt buxhetin e 6 muajve te fundit te kesaj qeverie, si nje projekt buxhet demagogjik, me qellim elektoral. "Ne shprehim keqardhjen qe si ne keto 3 vjet dhe kesaj radhe, qeveria vjen me nje projekt buxhet te coroditur dhe piramidal. Kjo qeveri, me sa duket eshte totalisht e papergjegjshme, perballe shtrenjtimit te kostos se jeteses, perballe rritjes se papunesise dhe perballe rritjes se varferise se shqiptareve", ka qene deklarata e deputetit socialist, Idrizi. Sipas tij, ky projekt buxhet tregon se kjo qeveri eshte e papergjegjshme perballe pergjegjesise se saj, per marrjen e masave per minimizimin e efekteve te mundshme, te krizes globale financiare, e cila pritet te kete ndikimet e veta dhe ne vendin tone. Ne kete projekt buxhet mungojne masat per perballimin e rritjes se cmimeve dhe krizes se forte globale financiare. Per te, kjo qeveri vjen ne kete projekt buxhet te fundit me e coroditur se kurre dhe per sa i perket rritjes ekonomike, ajo pritet te jete nga 3.7 - 4 %, sipas FMN dhe mbi 6 % per qeverine. "Sigurisht, qe ky parameter i vlen qeverise vetem per te pasur mundesine qe te mbaje nje deficit buxhetor te larte. Ai parashikohet dhe kete vit te jete mbi 50 miliarde leke. Ne keto 3 vjet, 2006, 2007, 2008, qeveria ka marre borxh mbi 1.3 miliarde dollare. Dhe me mbi 550 milione $ qe parashikohen te merren ne vitin 2009. Ky borxh gjate mandatit te kesaj qeverie, shkon ne afersisht 2 miliarde dollare. Jane keto 2 miliarde $ borxh, me te cilat qeveria mundohet te rrit investimet e te na i paraqese si te ardhura nga tatimet dhe doganat", ka qene deklarata e Idrizit. Pra, sipas tij, 19.5 % te GDP ishin ne vitin 2008 dhe po aq jane ne vitin 2009. "Besoj se pervec nje rritje normale te te ardhurave nga sistemi tatimor doganor ne keto vite dhe te nje borxhi prej 2 miliarde dollaresh, asgje tjeter nuk ka ndodhur nga revolucioni fiskal dhe nga butaforia e mbledhjes se te ardhurave nga tatimet dhe doganat e 2 apo 3 miliarde dollareve me shume ne keto vite", tha ai. Duke nenvizuar se i gjithe sistemi doganor e tatimor, ne fund te vitit 2008, sipas shifrave te buxhetit pritet te mbledhe 205 miliarde leke, pra rreth 2 miliarde e 10 milione $. Si eshte e mundur qe ne keto 3 vjet te jene mbledhur 2 apo 3 miliarde me shume. Akciza e naftes u rriten me 4 leke per liter apo mbi 31 % ne kulmin e krizes energjetike dhe te rritjes se cmimit te naftes ne tregjet nderkombetare. Efekti 3 miliarde leke apo mbi 32 milione dollare ne vit. Akciza e cigareve u rrit me 60 % qe nga gushti i vitit 2006 apo 15 leke paketa. Efekti 3 miliarde leke apo mbi 30 milione $. Ne fakt, keto para nuk mblidhen, se gjate vitit 2006 - 2007 - 2008 mungojne 800 - 1000 tone cigare nga kontrabanda ne krahasim me vitin 2005. Akciza e pijeve alkoolike dhe veres me 55 % me nje efekt prej 1 miliarde leke apo 10 %. "TVSH u premtua qe do te ulej nga 20 ne 17 % dhe 6 % per energjine elektrike. Do te behej 0 TVSH per sherbimet e edukimit, arsimit dhe barnave. Por ne menyre absurde ne vend te kesaj, u vendos TVSH me 20 % ne sektoret prioritar ne arsim dhe shendetesi, duke shtrenjtuar direkt me 20 % buxhetet e familjeve per arsimimin e femijeve te tyre, mase kjo absurde", deklaroi Idrizi. A.G