E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 22 vjecari, i dogji makinen xhaxhait

Kavaje - Djeg makinen e xhaxhit, arrestohet nipi 22 vjecar. Zamir Xhelezi lindur dhe banues ne Spille te Kavajes, eshte arrestuar dje nga efektivat e policise se Komisariatit Kavaje. Sipas policise 22 vjecari eshte vene ne pranga pasi dyshohet se dy dite me pare ka hyre ne nje lokal ne fshatin Sharrdushk, duke prishur rendin dhe qetesine publike. Me pas i riu mesohet se i ka vene flaken automjetin tip "Iveko" e cila ishte ne pronesi e xhaxhait te tij. Sipas policise se Tiranes, 22 vjecari eshte denuar dhe me pare per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit dhe municionit luftarak. Materialet hetimore ne ngarkim te tij i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Kavajes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›