E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Buxheti 2009, me i madhi i miratuar

Buxheti i paraqitur para opinionit publik nga qeveria, perben nje kulm te ri te rezultateve me pozitive te arritura ne mandatin e saj. Buxheti 2009 jo vetem eshte me i madhi i miratuar historikisht, por eshte nje buxhet me strukturen me te mire te formuar nder vite dhe qe mbeshtet zhvillimin e shpejte te ekonomise. Ai eshte vendimtar ne materializimin e programit ambicioz te qeverise. "Opozita, e corientuar perballe arritjeve fiskale te qeverise dhe vleresimeve pozitive si kurre me pare nga partneret nderkombetare per reformat e ndermarra dhe rezultatet e arritura ne fushen ekonomike fiskale, te minimizimit, te informalitetit dhe korrupsionit, prej ditesh ne menyre te deshperuar po shpif rreth parametrave dhe objektivave te buxhetit 2009", thuhet ne nje deklarate per mediat. Sipas saj, rritja e te ardhurave ne buxhetin 2009 me 300 milione euro. Vetem te ardhurat nga akcizat, preja kryesore e kontrabandes dhe evazionit te ish pushtetareve ne fjale, eshte 4-fishuar. Ne vitin 2009, te ardhurat nga zhdoganimet e cigareve, kafes, karburanteve, pijeve alkoolike jane me shume se ne 4 vitet 2001-2004 te marra se bashku, vitet e parajses se korrupsionit te atyre qe guxojne te shtremberojne keto arritje. Vetem ne vitin 2009, rritja e pagave dhe e pensioneve ne vlere eshte me e madhe, se gjithe rritja 4 vjecare 2001-2004.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›