E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet, vijon fluksi i emigrantëve në Kakavijë

Vijon fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore.

Gjatë 24 orëve të fundit  nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kakavijë si dhe pikës Kufitare të Tre-Urave në Çarshovë të Përmetit kanë hyrë 2.749 persona si dhe 712 automjete ndërsa kanë dalë 2.560 persona dhe 627 automjete shqiptare.
 

Nga pala shqiptare në hyrje punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje ndërsa nga pala greke punohet me 2 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.
 

Mësohet se si rezultat i një bashkëpunimi mes policisë kufitare shqiptare me palën greke nuk janë shfaqur radhë në Kakavijë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›