Plumbat e 21 janarit ne dore te eksperteve te FBI

TIRAN- Plumbat e qelluara nga gardistet me 21 janar perpara kryeministrise do te analizohen nga ekspertet balistike te FBI-se. Keto predha te gjetura ne trupat e tre prej viktimave si dhe ne objekte te ndryshme perreth kryeministrise jane cilesuar nga ekspertet e Institutit te Policise Shkencore prane Ministrise se Brendshme si pa gjurme te vlefshme identifikuese.
Kjo pergjigje po mban peng hetimet dhe prokuroria e ka te pamundur qe te procedoje me personat e dyshuar si autore te vrasjeve. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme ku keta te fundit i kane propozuar grupit hetimor te pasojave te 21 janarit qe te kerkojne ndihme nga FBI-ja per rivleresimin e ketyre predhave.
Drejtues te Prokurorise se Pergjithshme jane njohur me te dhenat e grumbulluara deri me tani nga grupi hetimor kane marre vendimin qe ti shtrijne doren per ndihme miqve amerikane. Kerkesa do ti paraqitet oficerit te kontaktit te Ambasades se SHBA-se ne Tirane i cili do tia transmetoje prokurorit amerikan qe pak kohe me pare ishte ne kryeqytet.
Te pyetur prane organit qendror te akuzes ne lidhje me ardhjen e ekspertit te FBI-se per rivleresimin e predhave zyrtar te prokurorise u treguan mjafte te rezervuar duke mos dhene shume detaje por ata shtuan se zyrtarisht Instituti i Policise Shkencore nuk i ka dorezuar te gjitha raportet e ekspertimeve.
Ende nuk kemi marre nga Instituti i Policise Shkencore raportet perfundimtare te ekspertimeve krahasuese dhe balistike te armeve te efektiveve te Gardes se Republikes te predhave te gjetura ne trupat e viktimave dhe sende te tjera si dhe te gezhojave te sekuestruara brenda rrethimit te Keshillit te Ministrave. Nuk mund te paragjykojme- tha njeri nga perfaqesuesit e akuzes ne Prokurori te Pergjithshme.
Sipas ketyre te dhenave eksperti i FBI-se ne bashkepunim me ekspertet e Institutit te Policise Shkencore do ti rivleresojne edhe njehere te gjitha predhat qe jane cilesuar pa vlera identifikuese me tyten e armes se gardisteve dhe gezhojat e gjetura ne pjesen veriore te rrethimit te brendshem te kryeministrise.
Ne kete vend prokuroret sekuestruan vetem pak ore pas ngjarjes 131 gezhoja te plumbave luftarake te kalibrit 9 mm te nxjerre nga tytat e armeve te llojit automatik MP-5 pistoletes Bereta dhe Makarov.
117 prej tyre jane qitur nga armet e llojit MP-5 te gardisteve Agim Llupo Gazmend Ahmetaj Sadik elaj Ilir Duraku dhe Mark Nikolli ndersa 14 plumba te tjere nga dy pistoleta. Sipas eksperteve 11 prej tyre jane qelluar nga pistoleta Bereta dhe tre nga pistoleta Makarov. Asnje prej tyre nuk eshte zbuluar ende.
T SHTNAT ME ARM MP-5
Agim Llupo ka qelluar 31 plumba luftarake me dy arme i arrestuar
Gazmend Ahmetaj ka qelluar 46 plumba luftarake ne gjendje te lire
Mark Nikolli ka qelluar 18 plumba luftarake ne gjendje te lire
Ilir Duraku ka qelluar 12 plumba luftarake ne gjendje te lire
Sadik elaj ka qelluar 10 plumba luftarake ne gjendje te lire
Gjithsej kane qelluar 117 plumba luftarake me armen MP-5 te kalibrit 9 mm
T SHTNAT ME PISTOLET
11 plumba luftarake jane te pistoletes se llojit Bereta te kalibrit 9 mm ende pa pronar
3 plumba luftarake jane te pistoletes se llojit Makarov te kalibrit 9 mm ende pa pronar
Gjithsej ne total MP-5 dhe pistolete jane gjetur dhe sekuestruar 131 gezhoja ne oborrin e kryeministrise
PREDHAT E GJETURA
Gjithsej 8 predha jane nxjerr nga trupat e viktimave dhe vende te ndryshme
6 predha jane shpall te pavlefshme
Per 1 predhe ende nuk jane shprehur zyrtarisht ekspertet
1 predhe ka zbuluar vrasesin e Veizit