Gjykata shqiptare pushon padinë ndaj Dik Martit

Imer Brama, personi qe kishte ngritur padine
Gjykata e Tiranës ka pushuar një padi për shpifje ndaj senatorit zviceran, Dik Marti, pas raportit të tij për trafikun e organeve në Kosovë e Shqipëri.
Padia ishte ngritur nga një familje shqiptare, që e akuzonte Dik Martin për shpifje pasi media lokale e identifikoi shtëpinë e tij si një bazë ku mendohej se ishte kryer trafiku i organeve. Familja Brama nga Fushë- Kruja kishte kërkuar 200 mijë euro dëmshpërblim nga Marti. Por gjykatësi tha se në padi nuk ishin bashkangjitur edhe prova dhe të dhënat për dëmet e shkaktuara.