A i duhet nje makine-blind Berishes
Ne fushaten elektorale te vitit 2005 Sali Berisha shpenzoi shume kohe per nje spot special per Benz-in e blinduar te Fatos Nanos. Kompania amerikane qe mbikeqyrte fushaten qe prodhoi me ne fund spotin pyeste vazhdimisht Pse Fatos Nanos i duhej nje Benz i blinduar A ishim ne nje vend mafioz dhe ai rrezikohej Ai ishte ai nje reformator i madh dhe rrezikohej nga kundershtaret e reformave A ishte ai nje vrases dhe rrezikohej nga armiqte Per askend nga keto pyetje normale nuk kishte pergjigje. Ishte stresuese tiu shpjegoje se po e blen nga deliri i pushtetit dhe ideja se eshte i paprekshem. Ashtu i paqarte perfundoi edhe mesazhi i spotit elektoral.
Pese vjet me vone te njejtat pyetje te vijne ne maje te gjuhes per Sali Berishen. Ai ka prodhuar plot armiq keto pese vjet por jo aq sa te angazhohen per ti marre jeten atij. Ai po ashtu nuk ka bere asnje reforme thelbesore qe te prodhoje armiq te medhenj pasi nuk ka prekur mafien por eshte bere aleat me te. Ai ka vrare njerez bile 26 ne nje dite por i ka mposhtur viktimat duke perdhunuar sistemin e drejtesise dhe nuk i konsideron me ata hasem nga te cilet mund te ruhet ai ose i biri. Ai thjesht eshte ne delir si njeri i paprekshem ne pushtet dhe perdor paret e shqiptareve per te deshperuar shqiptaret me paprekshmerine e tij.
Lajmi se pari u botua ne gazeten me pro-qeveritare qe eshte sot ne treg gazeta Panorama dhe vazhdoi me nje loje luftash per te treguar se lajmi eshte i dyshimte. Ne te vertete ajo qe synon Berisha eshte qe lajmi te merret vesh dhe te diskutohet per te. Ai hyn tek strategjia e tij per te deshmuar paprekshmeri dhe pafuqi per ta rrezuar dhe per tridhjete vjet te tjera. I hedhur ne treg ditet qe diskutohej buxheti ai ben pjese ne menyren tipike te shkolles se propagandes se Berishes e cila i veteshpall veset si virtyt dhe perpiqet te dekurajoje kundershtaret me to. Te gjithe e ridegjuam keto dite kur thoshte se do te rrije ne pushtet edhe tridhjete vjet.
Te gjithe kemi shkruar dhe po flasim se ai dhe familja e tij po bejne pasuri per 300 vjet. Te gjithe po shkruajme e po flasim se ai nuk terhiqet nga vendimi per te bere transparencen e zgjedhjeve. Te gjitha pra nga pak po ndihmojme te ngreje kultin e njeriut qe ben cfare ti teket ne kete vend dhe nuk e ndal askush. Kete punen e Benz-it te blinduar qe sna e kishte zene syri beri kujdes ta nxirrte vete per te na treguar edhe nje detaj me shume nga projekti i tij per te sunduar gjate brenda Benz-it te blinduar. Tani media ne Shqiperi do te filloje te merret gjate me detajet e reja qe kane shtyre udheheqesin te kerkoje nje Benz super te shtrenjte dhe te blinduar. Po degjoj rrotull zera se Berisha ka ngritur nivelin e sigurise se eshte i rrezikuar fizikisht
Po nga kush pyes
Klani i Zemunit i cili zakonisht vret udheheqes per arsye politike dhe financiare eshte ortak me Sali Berishen. Fatos Nano qe drejtonte grupet me te rrezikshme kriminale ne rajon eshte aleat i tij i madh. Ilir Meta qe eshte simbol i trafikut te droges prostitucionit dhe qenieve njerezore eshte zevendeskryeminister i tij. Mihal Delijorgji te cilin e pat akuzuar se ka sjelle arme nga Greqia ne vitin 1997 per ta rrezuar nga pushteti e ka ortak te djalit ne biznesin e Gerdecit. Rezart Tacin qe e pati akuzuar si trafikantin me te madh te naftes ne Ballkan e ka njeri te Familjes dhe sponsor te pandare te gruas se tij. Njerezit qe kane qene garniture e Fatos Nanos dhe qe Berisha i konsideronte si mafioze qe kishin kapur shtetin jane tani ne cdo stadium dhe tavoline me Ridvan Boden dhe femijet e Sali Berishes.
Nga kush eshte i rrezikuar kryeministri ne nje vend ku eshte bere ortak dhe ne disa raste shef i mafies Nga askush. Shqiptaret jane qytetare te bindur dhe nuk kane vrare kurre ndonje udheheqes te tyre. Bile sa me keq jane sjelle udheheqesit aq me te bindur kane qene ndaj tyre. Deliri i Sali Berishes per te blere nje Benz te blinduar ka te beje pikerisht me idene se ai eshte njeri i paprekshem edhe fizikisht pasi do te udhetoje me nje Benz qe nuk e shpon plumbi. E vetmja shprese nga ky lajm eshte perseritja e historise dhe fati qe pesoi paraardhesi i tij nga nje delir i ngjashem. Udheheqes te forte jane ata qe blindojne pushtetin ne rruge demokratike me zgjedhje te lira dhe suksese te prekshme ne ekonomi jo ata qe blindojne koken me nje Benz te blinduar. Me kete gjest nuk na deshperon dot.