E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia do të ndalojë hyrjen e zyrtarëve pa leje në Kosovë

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka udhëzuar Policinë e Kosovës që t'ua refuzojë hyrjen në territorin e Kosovës zyrtarëve të huaj shtetërorë nëse nuk janë të autorizuar nga institucionet kosovare.

Pas vizitave të ditëve të fundit të politikanëve serbë në veri, të realizuara në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale serbe, autoritetet kosovare i kërkuan EULEX-it dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare që të mos ketë vizita të paautorizuara të përfaqësuesve të Serbisë.

Zëdhënësi i EULEX-it, Hans Kristian Klasing, i tha Radios Evropa e Lirë se me udhëzimin e EULEX-it drejtuar strukturave policore kosovare, është njoftuar edhe Beogradi zyrtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›