Sot në mbrëmje ndarja e çmimeve "Kult"
çmimet "Kult" të edicionit të gjashtë pritet të jepen mbrëmjen e së enjtes në skenën e Teatrit Kombwtar të Operas dhe Baletit për 44 të kandiduarit e konkursit kombëtar për 11 sfera të artit shqiptar dhe kulturës. Drejtori ekzekutiv i Akademisë së çmimeve 'Kult" Ylli Sula pa bërë të njohur për median emrat e stafit drejtues të kësaj akademie tha se transparenca dhe objektiviteti në vlerësime qëndron tek bordi i jurisë të përbërë prej 28 profesionistësh të njohur nga sferat e ndryshme të artit dhe kulturës të cilët ndërrohen çdo vit.
Drejtori ekzekutiv i akademisë "Kult" Ylli Sula vlerësoi para gazetarëve se këtë vit prurjet më të pakëta janë nga sfera e filmit pasi dhe produksioni i tij në Shqipëri për arsye të buxhetit të vogël është 1 deri në dy filma në vit. Këtë edicion për aktorin të vitit kandidojnë Arben Derhemi, Vasjan Lami, Roland Trebicka dhe Viktor Zhusti kurse për aktoren më të mirë Armela Demaj, Eva Alikaj, Olta Dako dhe artistja Yllka Mujo. Për artistin pamor piktori Hasan Nallbani, Lume Blloshmi, Najada Hamza dhe Ziso Kamberaj për interpretin lirik Evis Mula, Armaldo Kllogjri, Etleva Golemi, dhe Shpresa Beka. Në sferën e botimeve të përkthyera kandidojnë Afrim Koçi, Aurel Plasari, Ben Andoni dhe Virgjil Muçi teksa për botimet artistike autorët Bashkim Shehu, Ledia Dushi, Eqrem Basha dhe Romeo çollaku dhe për studimin e vitit studiuesit Pëllumb Xhufi , Ferit Duka, Floresha Dado dhe Ludmilla Buxheli.