E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Korçës arrin të kapë dy persona të cilët ishin të shpallur në kërkim

Korçë, 4 korrik, NOA Policia e Korçës ka arritur të kapë në flagrancë personin e shpallur në kërkim, Algert  Dushku, 24-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kolanec.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë pasi ai rezulton të jetë i dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të Dezertimit nga Ushtria parashikuar nga neni 33/1 i Kodit Penal Ushtarak, nga gjykata e Tiranës.  

Ndërkaq, bëhet e ditur edhe se  është ndaluar 39-vjeçari Artur Ymetllari, banues në fshatin Starovë të Pogradecit, i dënuar më parë për veprën penale të Kanosjes.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 ditë burg nga gjykata e Pogradecit për veprën penale të Kanosjes, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›