E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT: Masteri i Nivelit të Dytë hapet këtë vit

Universiteti i Tiranës do të hapë në vitin e ri akademik 66 programe master të nivelit të parë dhë të dytë

Universiteti i Tiranës pritet të hapë në vitin e ri akademik 66 programe Master të Nivelit të Parë dhe Dytë, të cilët do t'i bashkohen programeve të miratuara më parë nga Këshilli i Ministrave. Lajmi konfirmohet nga burime pranë rektoratit të Universitetit të Tiranës, të cilët shprehen se aktualisht është miratuar edhe lista e masterëve të këtij niveli, të cilët do të zhbllokojnë kësisoj ngërçin e krijuar në zinxhirin e studimeve.


Risia këtë vit është hapja e Masterave të Nivelit të Dytë. Hapja e masterave të këtij niveli lidhet drejtpërdrejt me studentët të cilët kanë përfunduar studimet në sistemin 4-vjeçar. Sipas ligjit për arsimin e lartë, studentëve që kanë përfunduar studimet në bazë të sistemin të vjetër, iu njihet diplomë e nivelit të integruar dhe mund të vazhdojnë studimet në Master të Nivelit të Dytë, duke hedhur kësisoj poshtë edhe amullinë e krijuar.


Fakultetet e Universitetit të Tiranës që do të ofrojnë Master të Nivelit të Dytë, do të jenë ai i Gjuhëve të Huaja, Shkencave Natyrore, Histori-Filologjisë, Ekonomisë, Mjekësisë dhe Shkencave Sociale që është në pritje të akreditimit.


Lidhur mbi kriteret e pranimit, ato do të përcaktohen nga vetë fakulteti dhe kryesisht do të jetë mesatarja e nivelit të mëparshëm të studimit. Për studentët të cilët do të dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një fakultet të ndryshëm nga ai ku kanë përfunduar studimet e nivelit të parë, do të zhvillohet konkurs.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›