E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës do marrë në mbrojtje dhe kufirin me Malin e Zi

PRISHTINE- Kufiri me Malin e Zi do t’i dorëzohet Policisë së Kosovës. Ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes së dorëzim-pranimit të gjithë kufirit me Malin e Zi nga KFOR-i tek Policia Kufitare e Policisë së Kosovës do të bëhet të shtunën në kampin Villaggio Italia të KFOR-it në Pejë.

Ky është kufiri i i tretë me vendet fqinje që i kalohet në dorëzim policisë së Kosovës, pas atij me Shqipërinë e me Maqedoninë.

Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori, Erhard Buhler, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Minstri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, shefi i misionit të EULEX-it dhe Drejtori i Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›