E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zveçan, Stefanoviç takon serbët e veriut

MITROVICE- Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç është takuar mbrëmjen e djeshme përfaqësuesit e serbëve të veriut.

Takimi është zhvilluar në Zveçan dhe mësohet se temë e bisedimeve ka qenë “situata politike dhe e sigurisë, si dhe hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd”.

“Kemi diskutuar edhe mundësitë e zgjidhjes së mëtejshme të krizës, si dhe mundësitë për ruajtjen e qetësisë dhe të stabilitetit. Serbia, ashtu siç e ka thënë disa herë, mbështet veprimet që kanë për qëllim hetimin e krimeve, në përputhje me Rezolutën 1244 dhe me qasje neutrale ndaj statusit”, ka thënë Stefanoviç.

I pyetur se çfarë do t’i porosiste serbët e Kosovës, Stefanoviç ka thënë se “Serbia do të bëjë gjithçka të mundur për të ruajtur paqen”, ndërsa paqja, sipas tij, “të mos arrihet në mënyrë të dhunshme”.
(s.g/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›