E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga: Nuk është kërcënuar asnjë dëshmitar

HAGË- Gjykata e Hagës ka përgënjështruar sot lajmet e ditëve të fundit nëpër medias serbe për vrasjen e dëshmitarëve në proceset kundër Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limaj.

Në njoftimin me shkrim, përfaqësuesja e gjykatës, Nerma Jellaçiç, ka theksuar se janë absolutisht të pavërteta pohimet se dëshmitarët e Gjykates të Hagës janë vrarë gjatë këtyre proceseve gjyqësore.

“Asnjë person nga lista e dëshmitarëve ose person, të cilit Gjykata ndërkombëtare i ka dhene mbrojtje, në këto dy procese, nuk është vrarë”, ka thënë ajo, duke i komentuar si raporte te pavërteta lidhur me sistemin e mbrojtjes së dëshmitarëve, lajmet e publikuara nga disa media ne Serbi.

Jellaçiç ka saktësuar se nga 4 mijë dëshmitarë, që kanë dëshmuar deri më sot para gjykatës, për 1 mijë prej tyre, ishte dhënë masa e mbrojtjes. Reagimi i Gjykatës së Hagës vjen pasi serb për krime lufte Vladimir Vukçeviç, deklaroi për të përditshmen e Beogradit Kurir, se mbi 40 dëshmitarë në proceset kunder Haradinaj dhe Limaj, janë vrarë ose frikësuar.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›