Në shtator komision për shfrytëzimin e tokave bujqësore
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në muajin shtator do të fillojë ngritjen e komisionit të vlerësimit mbi shfrytëzimin e përdorimin e tokave bujqësore, me qëllim njoftimin për qiradhënien e tokave të pashfrytëzuara, të cilat janë në pronësi të fermerëve, por nuk janë vënë në përdorim për aktivitet bujqësor.
Irfan Tarelli, Drejtor i Drejtorisë për tokat bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, sqaron mënyrën se si këto toka do kalojnë në shfrytëzim nëpërmjet një komisioni vlerësimi që do të ngrihet në çdo komunë të vendit.
Sipas tij, "ky vendim ka për qëllim të nxitë pronarët të punojnë tokat ndërkohë që komisionet e vlerësimit do të ngrihen në çdo komunë të vendit, të cilët do vlerësojnë tokat e pa kultivura dhe 80 % e qerasë do të shkojë tek pronari dhe 20 % do ta marri komuna."
"Qiradhënia e tokave bujqësore që nuk përdoren, pritet të japë ndikim direkt në rritjen e produktivitetit të mallrave në treg. Komisionet e vlerësimit të tokave bujqësore, shprehet Tarelli, njoftimin për qiradhënie e shpallin brenda datës 6 shkurt të vitit të ardhshëm me kohë zgjatjeje të tij deri në 15 ditë. Ndërkohë, personat e interesuar duhet të paraqesin kërkesat me shkrim, për qiramarrje brenda datës 25 shkurt.
Kjo nismë i bashkangjitet vendimit më të fundit të qeverisë për personat që kanë tokë bujqësore, të cilët tashmë mund të kenë mundësinë ta kthejnë atë në tokë truall për ndërtime dhe po kështu për ta shfrytëzuar për veprimtari minerare, gjeologjike, si dhe për gurore e kariera, kjo pasi ato janë toka joproduktive bujqësore dhe të pashfrytëzuara.