Obama i gatshëm të bisedojë me Iranin
Shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se ka vërejtur shenja që tregojnë ndryshime në sjelljet e zyrtarëve iranian pas sanksioneve të vendosura nga ndërkombëtarët.
"Ndryshimi i të dhënave të ekuacionit të tyre është shumë i vështirë, edhe pse ata vuajnë nga këto sanksione dhe po shohim shenja në Iran që tregojnë se ata janë habitur nga suksesi që arritëm në miratimin dhe respektimin e këtyre masave", deklaroi Obama.
"është shumë e rëndësishme që t'u propozojmë iranianëve një tërësi masash të qarta që ne i vlerësojmë të mjaftueshme për të treguar se ata nuk po përpiqen të pajisen me armë bërthamore", theksoi Obama.
Presidenti u shpreh i hapur ndaj idesë se Irani mund të zhvillojë një program bërthamor civil, por Irani duhet të japë prova të mjaftueshme për të krijuar besim.