E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohen tre shqiptarë për trafik droge

Arrestimet janë kryer në Detroit nga forcat speciale të DEA-së. Sipas policisë, shqiptarët po transportin drogë në drejtim të Kandadasë.

Shqiptarët e arrestuar janë Vullnet Zeneli i njohur si Vince, Edon Shabani i njohur si Piloti si dhe Robert D’Leone, i cili dyshohet për vrasje në Shqipëri. Sipas policisë amerikane, D’Leone kërkohet nga Interpoli për të cilin ishte lëshuar një mandat arresti.

Shqiptarët trafikonin drogë të llojit kokainë dhe mariuane. Policia amerikane dyshon se shqiptarët drejtonin trafikun e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›