Policia e Kuvajtit shpërndan protestuesit

Policia e Kuvajtit ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit beduinë, që për të dytën ditë me radhë kërkojnë shtetësinë e këtij vendi.
Dhjetëra persona janë arrestuar, pasi kanë refuzuar të shpërndahen duke sulmuar me gurë forcat e policise.
Të premten disa protestues janë plagosur nga përleshjet në qytetin Jahra.
Rreth 100 mijë arabë pretendojnë të drejtën e shtetësisë së Kuvajtit. Por, autoritetet thonë se paraardhësit e tyre vijnë nga vendet fqinje dhe nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë.