E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruan Thaçi: Zëvendëskryeministri do të jetë serb

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Behxhet Pacollin, Hashim Thaçi, ka nënshkruar një tjetër marrëveshje me SLS-në e Slobodan Perkoviçit.
 

Partia e serbëve që ka tetë deputetë, do të drejtojë Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministrinë e Kthimit dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
 

Ndërkohë vetë Slobodan Perkoviç, do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit.
 

Një tjetër marrëveshje e nënshkruar nga Thaçi ishte edhe ajo me grupin e deputetëve të pakicave të tjera 6+, të cilëve do t`u takojë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
 

Ndërsa 6+ do të marrë gjashtë poste zëvendësministrash, SLS e Perkoviçit do të ketë tre poste të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›