E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lëvizja Vetëvendosje” nuk mirëpret kualicionin PDK-AKR

Ndonëse u nënshkrua pak më parë kuoalicioni qeverisës, ashtu sikurse ishte lajmëruar, ajo nuk u mirëprit nga “Lëvizja Vetëvendosje”.
 

“Ne jemi kundër këtij koalicioni për shkak të programit që ata paraqesin dhe për shkak të asaj që ata thonë se do ta bëjnë. Konsiderojmë që ky koalicion do të jetë koalicion i fillimit të vazhdimit të negociatave të reja me Serbinë, të cilat ne i konsiderojmë që përveçse janë të padrejta dhe asimetrike, janë shumë të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën. Rrjedhimisht jemi kundër këtyre negociatave. Pra, meqenëse jemi kundër këtyre negociatave, jemi edhe kundër koalicionit që po përgatitet për to”, u shpreh Visar Ymeri.
 

Edhe më parë, “Vetëvendosja” e ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi dhe vetë atë si një person që nuk mund ta çojë vendin përpara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›