E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Prizrenit ka konfiskuar 234 mijë euro fals

468 kartëmonedha 500-she, që kapin vlerën 234 mijë eurove janë sekuestruar nga Policia në Prizren. Njësitet patrulluese janë informuar se një femër e moshës 30 vjeçare, me prejardhje nga Bosnja, posedon një shumë të konsiderueshme të të hollave, pa mbulesë. Personi është ndaluar nga policia, por pasi është parë se ajo ishte nën ndikimin e drogës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit.

Siç ka njoftuar policia, për aksionin e kapjes së kësaj shume të parave false, , është bërë koordinimi i operacionit në mes të njësiteve të policisë rajonale të Prizrenit dhe njësiteve të hetimeve rajonale dhe është arritur që të identifikohet lokacioni ku është strehuar personi që posedonte këto kartëmonedha.

“Policia i ka sekuestruar këto të holla dhe gjenden në lokalet e DRP-së”, bën të ditur zëvendës drejtori rajonal i policisë në Prizren, nënkolonel, Lumni Graishta.

Personi i dyshuar është ndaluar nga policia, ndërsa mësohet se ajo është futur në Kosovë, nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të rregullt, pasi 30 vjeçarja, posedonte pasaportë dhe dokumentacion të rregullt./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›