Policia e Serbisë arreston edhe një shtetas kosovar

Bedri Kastrati, vëlla i të arrestuarit, ka thënë nëpërmjet telefonit për KosovaPress se vëllai i tij që disa vite udhëton përmes Serbisë, mirëpo asnjëherë nuk është penguar apo ndaluar nga autoritetet e atjeshme. Sipas tij, Haxhiu përmes një mesazhi telefonik i ka informuar ata se gjendet i transferuar në burgun e Krushevcit.
"Ai po vinte në vendlindje për të vizituar nënën e cila ka probleme shëndetësore. Gjithçka ka pasur në rregull, si me lëvizjen e lirë ashtu edhe me dokumentacionin, por mbrëmë na u lajmëru përmes një mesazhi telefoni se e kanë arrestuar dhe e kanë transferu në burgun e Krushevcit. Planifikojmë që të hënën të angazhojmë një avokat për të ndihmuar vëllain", ka thënë Kastrati.
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë për Kosovapress se Policia e Kosovës nuk ka asnjë informatë në lidhje me rastin.
“Deri në këto momente nuk kemi asnjë informacion për arrestimin e ndonjë shtetasi të Kosovës nga ana e Serbisë”, ka thënë Sadriu. I arrestuari Haxh Kastrati është nga fshatit Zatriq i Komunës së Rahovecit.