Man City nuk do të gabojë

Menaxheri Roberto Mancini është i bindur se Manchester City nuk do të gabojë në rrugë drejt titullit të kampionit në Premierligë.
City udhëton te Newcastle të dielën për ndeshjen e parafundit, derisa është lider me golaverazh më të mirë se rivali Manchester United. Italiani Mancini është i bindur se skuadra e tij nuk do të gabojë.
“Na ka ndodhur gjashtë javë më parë. Nuk e di pse. Ndoshta për shkak se kishim disa futbollistë të rëndësishëm të lënduar. Por, nuk do të ndodh tani”, deklaroi ai për Daily Mail.