Policia e Shtetit 57 klandestinet nuk u nisen nga Shqiperia
Pesedhjete e shtate klandestinet afgane dhe iraniane qe mberriten ne brigjet e Salentos ne Itali nuk jane nisur qe nga Shqiperia. Ky njoftim per shtyp erdhi nga policia e shtetit duke e cilesuar si te pavertete lajmin per mberritjen nga Shqiperia ne brigjet e Salentos ne Itali te 57 klandestineve. Policia e Shtetit sqaroi opinionin publik se nga te gjitha komunikimet zyrtare te Policise se Shtetit me autoritetet italiane te zbatimit te ligjit rezulton qe klandestinet e kapur nuk kane mberritur ne territorin e shtetit italian nga Shqiperia pasi ne kete njoftim thuhet se ne daten 9 dhjetor ne oren 23.55 nga avioni Frontex ne perendim te Korfuzit eshte vene re nje mjet lundrues i dyshuar gomone e permasave te medha i cili ishte drejtuar ne drejtim te S.M. ne Leuca ku ne vijim ka zbarkuar dhe klandestinet. Mjeti lundrues pasi ka zbarkuar klandestinet eshte larguar menjehere ne drejtimin nga ishte nisur dhe eshte humbur kontakti radar me te ne afersi te ishullit te Korfuzit per shkak te detit shume te trazuar. Ndersa ne njoftimin e Policise se Shtetit theksohet se brigjet shqiptare monitorohen ne menyre te vazhdueshme nga aparatura te teknologjise me te fundit bashkekohore si dhe nga mjete lundruese te fuqishme te cilat bejne te mundur kontrollin e hapesires ujore dhe nderhyrjen ne menyre te menjehershme ne rast tentative trafikimi.