E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali pranga shqiptarit trajtonte si skllave vajzen e tij 12-vjecare

Nje rast i tmerrshem dhune eshte zbuluar nga mediat italiane ne qytetin Rapallo ne Genoa ku babai shqiptar trajtonte si skllave vajzen e tij 12-vjecare. Mesohet se vajza kishte vite qe trajtohej si e tille nga babai i saj shqiptar si dhe nena ekuadoriane. Njera nga gazetat italiane Corriere shkruan se vogelushja perserit shpesh fjalen si urdheron pas cdo pytjeje qe i behet. Ajo u sherbente per cdo gje prinderve dhe 2 vellezerve me te vegjel te cilet nuk e lejonin te ulej ne tavoline dhe e detyronin te ushqehej me mbeturinat e tyre. Nese ata kishin ndonje pakenaqesi 12-vjecarja detyrohej te qendronte per ore te tera e mbyllur ne ballkonin e shtepise vetem me te brendshme ne temperatura teper te ulta pasi dhunohej barbarisht. Nderkaq policia e Genoas arrestoi 37-vjecarin shqiptar dhe bashkeshorten e tij 33-vjecare nga Ekuadori nen akuzen e keqtrajtimit te femijes sekuestrim personi dhe heqje e paligjshme e lirise. Nderkohe identiteti i te cileve nuk behet i ditur. Rasti ne fjale qe ka tronditur opinionin ne Itali u zbulua fale nje telefonate anonime ne nje linje qe kujdeset per problemet e te mitureve ne shtetin fqinj. Pas nje kontrolli te befasishem ne banesen e shqiptarit policia konstatoi shenja dhune ne trupin e vajzes e cila shfaqte edhe shenja te dhunes psikologjike pasi thoshte vetem pak fjale. Aktualisht vogelushja ndodhet ne nje qender sociale ku eshte nen vezhgimin e specialisteve. Edhe dy vellezerit e saj te vegjel jane marre nen mbrojtje nga autoritetet lokale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›