Durres 45-vjecari i jep fund jetes
Nje 45-vjecar nga Durresi i ka dhene fund jetes duke u vetevarur per arsye qe ende nuk dihen. Burime zyrtare nga policia e Durresit bejne te ditur se A. Haxhia eshte gjetur i vetevarur nga familjaret ne apartamentin e tij. Haxhia baba i dy femijeve nuk kishte arsye te njohura per veteflijim. Inspektoret e policise kane gjetur prane trupit te pajete edhe nje leter lamtumire te shkruar pak momente para veteflijimit. Mesohet se 45-vjecari kishte ne pronesi nje restorant prane godines se Universitetit te Durresit. Nderkohe forcat e policise po hetojne per te sqaruar motivet dhe rrethanat e vetevarjes.