Policia e Shtetit: Protestat e PS-së , të paligjshme
Policia e Shtetit i ka cilësuar si të paligjshme protestat e PS-së gjatë ditës së sotme ku u bllokuan akset kryesore rrugore në disa qytete të vendit. Policia deklaroi se bllokimi i akseve rrugore përbën vepër penale dhe kanë nisur hetimet për personat që kanë bllokur rrugët . Policia ka bërë apel për mos bllokimin rrugëve ."Pengimi i qarkullimi të mjeteve të transportit konsiderohet vepër e paligjshme. Policia bën apel për mos bllokimin e akseve rrugore", tha zëdhënësja e policisë.