E Diel, 1 Nëntor 2026

Prof.Aliçka dhe ish mësuesit e shkollës Nobel, në Gjykatën e Apelit, padisin Rezart TacinNga Këto ditë zhvillohet në Gjykatën e Apelit në Tiranë séanca gjyqësore midis Prof.As.Dr Jetmir Aliçkës dhe biznesmenit tashmë të njohur Z. Re

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Prof.Aliçka dhe ish mësuesit e shkollës Nobel, në Gjykatën e Apelit, padisin Rezart TacinNga

Këto ditë zhvillohet në Gjykatën e Apelit në Tiranë séanca gjyqësore midis Prof.As.Dr Jetmir Aliçkës dhe biznesmenit tashmë të njohur Z. Rezart Taçi. Një gjyq , ku përballen edukimi , pse jo, me biznesin e dyshimtë. Pra, përballen Prof . Aliçka , një nga ekspertët më të mirë të arsimit parauniversitar, me z. Rezart Taçi, një biznesmen i ri , që në rastin më të mirë mund të konsiderohet i dyshimtë, i pabesueshëm.

Në shkurt të vitit të kaluar, Gjykata e shkallës së parë (Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë) vendosi që padia e profesor Aliçkës dhe mësuesve të shkollës Nobel të merrej në konsideratë. Sipas këtij vendimi Z. Taçi , do të duhet të dëmshpërblejë profesorin me 14 rroga mujore dhe mësuesit me 8 rroga mujore, për veprime të kundërligjëshme administrative, të cilat konsistonin: në ndërprerjen pa asnjë shkak ligjor të kontratës së punës me drejtorin ; në mos dhënien e pagës për punën e kryer; dhe për mos pagimin e pushimit vjetor. Por, milioneri Taçi e apeloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe këto ditë zhvillohet séanca në gjykatën e apelit. Pra, milioneri Taçi, i cili është dalluar për shumë “bamirësi” dhe “donacione” këto dy vitet e fundit, jo vetëm nuk e vlerëson këtë staf pedagogjik, por ju heq bukën e gojës së fëmijve të tyre. Paksa paradoksale dhe e dhimshme edhe për dicka tjetër . Ju dhuron milionerëve të Milanit dhe Realit miliona euro dhe nuk ju jep rrogat mësuesve shqiptarë!! Por, cila është historia e kësaj përballje?

Në vitin 2007 prof Aliçka dhe z. Taçi krijuan një shoqëri të përbashkët me objekt edukimin dhe po këtë vit me një kredi prej 950.000 eu të akorduara nga Banka Emporiki, bënë të mundur hapjen e një shkolle 12 vjecare të quajtur NOBEL. Pra, u ble ndërtesa , u bënë ndryshimet e riparimet e nevojshme, u pajis me bazë të fuqishme laboratorike, u morrën lejet përkatëse, u përzgjodh stafi pedagogjik dhe shkolla filloi veprimtarinë e saj në shtator të 2007. Padyshim , që kontributi për ngritjen e shkollës ishte totalisht e prof. Aliçkës , pasi nuk kishte si të ndodhte ndryshe . Prof. Aliçka 38 vjet përvojë në fushën e edukimit, ndërsa Z. Taçi, të vetmen përvojë jetësore, akademike dhe profesionale kishte shërbimin në restorant dhe shpërndarjen e shitjen e naftës në pikat e karburantit. Pa kaluar as 3 muaj nga fillimi i shkollës, z. Taçi i propozon ortakut të tij, Prof Aliçkës, njëkohësisht edhe drejtori i shkollës, që të firmoste një kërkesë për një kredi tjetër , në Bankën NBG, duke përdorur përsëri shkollën si kolateral. Kërkesa parashikonte një vlerësim të shkollës prej 3 milion eu. Profesori nuk pranoi të firmoste. Sipas prononcimeve në shtyp të Prof. Aliçkës, ai nuk e firmosi këtë kërkesë për disa arsye: Së pari , shkolla nuk kishte nevojë për kredi tjetër, pasi po funksiononte normalisht dhe ende paratë e kredisë së parë nuk ishin shpenzuar ; së dyti, shkolla sikur të punonte me kapacitetin e saj maximal nuk kishte mundësi për të shlyer kredinë e re; së treti, zoti Taçi nuk argumentonte se ku do të shkonin dhe përse do të përdoreshin këto para. Pra, Prof. Aliçka nuk firmosi , për rrjedhojë mardhëniet midis aksionerëve u ftohën , bile flitet që profesori edhe është kërcënuar. Gjithmonë duke ju referuar intervistës së profesorit dy vite më parë, pas këtij refuzimi të Tij , z. Taçi premtoi se nuk do ta merrte këtë kredi. Pasi kaluan rreth 4-5 muaj të tjerë , një sinjalizim nga banka NBG i bëri me dije Profesor Aliçkës, se kërkesa e z. Taçi për kredinë e re ishte miratuar , për rrjedhojë shkolla ishte vlerësuar rreth 3 milion euro dhe kredia e akorduar ishte 2 milion. Pra, kredia ishte dhënë pa dijeninë dhe firmën e ortakut të shoqërisë,( pra të profesorit)dhe kjo ishte mbajtur në fshehtësi nga z. Taçi. Padyshim ,që kemi të bëjmë me shkelje ligjore të të gjitha procedurave të marrjes së kredive, për të cilat mbajnë përgjegjësi si NBG Bank ashtu edhe z. Taçi. Për këto shkelje, sipas informacioneve që kemi, prof Alicka i është drejtuar NBG Bank dhe Bankës së Shqipërisë, por reagimet e tyre ose kanë munguar ose të lënë me gojë hapur për justifikimet bajate dhe indiferentizmin e tyre. Por, në këtë histori kredish e bankash, një fakt tjetër ishte akoma më tepër shqetësues për shkollën dhe vetë profesorin. Me paratë e marra nga NBG Bank , pra 2 milion euro, z. Taçi , pasi shleu kredinë e parë rreth 890.000 euro(60.000 euro ishin shlyer) , pjesën tjetër ja kalon “për ndihmë” kompanisë Taci Oil?! Pra zhduken nga llogaritë e shkollës NOBEL (Ginnes Sh.p.k) rreth 1 milion e njëqindmijë euro.(Dokumenta të botuara, të marra nga bankat). Kur profesori i kërkoi z. Taçi, se pse u morr kjo kredi pa miratimin e tij dhe ku shkuan paratë e marra, z. Taçi, me cilësinë e administratorit të shoqërise e pushoi nga puna profesorin (si drejtor të shkollës), megjithëse ishin të dy aksionere, duke mos i paguar jo vetëm lejen e zakonshme , por edhe dy muajt e fundit të punës si drejtor shkolle. Pas këtij veprimi të Z. Taçi, 100% e mësuesve të shkollës NOBEL dorëzuan detyrën dhe nuk pranuan të rinovojnë kontratën me z. Taçi për vitin e ardhshëm shkollor. Ky “donator” dhe “bamirës” i madh vendosi të hakmerrej karshi mësuesve “të pabindur” , duke mos i paguar ata për punën e kryer , si dhe duke mos u paguar edhe lejen e zakonshme!!

Por si shpjegohen këto veprime arbitrare , totalisht të kundra ligjëshme, denigruese, fyese , poshtëruese përkundrejt një grupi mësuesish dhe drejtorit të tyre? Është një fenomen që nuk ndodh rrallë në disa shkolla private të arsimit parauniversitar. Por, rasti i mësipërm është paksa unikal. Z. Taci keqmenaxhoi apo më mirë abuzoi me pastërinë, ndershmërinë e dlirësinë e shkollës dhe edukimit . Ai me veprimet e tij tentoi të fyente, denigronte e depersonalizonte një staf të tërë pedagogjik, duke menduar se frika dhe forca e parasë do t’i mposhtëte ata , do t’i bënte të zvarriteshin pas tij , por gaboi. Gaboi, se ai mendon e kujton se nderi, dinjiteti, personaliteti, emri, krijohen, ruhen e mbrohen me para. Ai mendon e kujton se me para të fituara si në rastin e shkollës NOBEL mund të shkelësh me këmbë cilindo, mësues e nënëpunës, gjykatës e prokurorë, ministra e deputetë, por përsëri gabon. Ai ka disa gjyqe për të zgjidhur , shumica me ish bashkëpuntorët e tij. Padyshim një mësim e mori. Gjykata e shkallës së parë e ndëshkoi në bazë të ligjit. Nuk pinë ujë paratë e tij. Nuk pinë ujë as donacionet e bamirësitë e tij, pra nuk piu ujë as imazhi i tij i falc i krijuar me paratë e derdhura lumë, pse jo të grabitura edhe nga djersa e mundi i stafit pedagogjik të shkollës NOBEL.

Le të presim edhe pak ditë për të parë si do të përfundojë kjo përballje. Profesor Aliçka premton të flasë pas vendimit të Gjykatës së Apelit.Le të shpresojmë se drejtësia do të japë drejtësi. Të paktën si Gjykata e shkallës së parë.

Tiranë më, 07.05.2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›