Policia e Shtetit aksion ne te gjithe vendin per makinat e vjedhura
Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin kanë ndërmarrë operacionin policor “Vjeshtë 2011 II”, me qëllim bllokimin, sekuestrimin dhe nisjen e hetimeve për automjetet e vjedhura dhe të trafikuara, si dhe bllokimin apo marrjen e masave administrative ndaj automjeteve që rezultojnë me mangësi në dokumentacion.
Falë operacionit, gjatë dy ditëve të fundit, nga shërbimet e ngritura në shkallë vendi janë kontrolluar dhe janë kryer verifikimet përkatëse
për rreth 432 automjete të ndryshme, nga të cilat janë bllokuar 27 automjete, pasi nga verifikimi në sistemin e Interpolit kanë rezultuar
të vjedhura jashtë vendit. Për të gjitha këto raste janë kryer veprimet procedurale dhe materialet i janë referuar Prokurorisë.
Po në këtë kuadër, janë bllokuar dhe 25 automjete të tjera, të cilat nga verifikimet e kryera kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë së Shtetit është bërë e mundur të bllokohen dhe 4 armë zjarri pistoleta të
llojeve të ndryshme, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas.
Policia e Shtetit do të vazhdojë me intensitet dhe në ditët në vijim zbatimin e masave të ndërmarra në kuadër të këtij plan operacioni.
27 automjetet që kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit janë bllokuar gjatë kontrolleve të ushtruara në Qarqet:
- Berat, 7 automjete
- Korçë, 4 automjete
- Elbasan, 4 automjete
- Vlorë, 2 automjete
- Tiranë, 6 automjete
- Shkodër, 2 automjete
- Lezhë, 2 automjete
- Fier, 1 automjet
- Gjirokastër, 1 automjet
-
Automjetet ishin të llojeve :
- Benz Mercedes 6 automjete
- BMV 4 automjete
- Volzvagen 4 automjete
- Audi 2 automjete
- Smart 1 automjet
- Fiat 1 automjet
- Rang rever 1 automjet
- Alfa 1 automjet
- Opel 1 automjet
- Nisan 1 automjet
- 3 automjete të rënda etj.
Nga verifikimet e kryera në sistemin e Interpol këto automjete kanë
rezultuar të vjedhura kryesisht në Itali, Kroaci, Bullgari, Serbi,
Poloni, Afrikë e Jugut etj.