E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe/Tushaj Rishikim ne kuader te ligjit te ri per urbanistiken

Ligji i ri për urbanistikën ka lënë qytetin e lezhës pa një plan rregullues të miratuar nga të gjitha hallkat e tij. Për kreun e Bashkisë, Viktor Tushaj rishikimi i këtij plani në përputhje me të gjitha nenet dhe aktet e këtij ligji është pjesë e Drejtorisë së Urbanistikës, dhe do të jetë akoma më lehtësisht i implementueshëm nga qytetarët dhe grupet e interesit.

Për herë të parë Tushaj ka anashkaluar afatin e përfundimit të një sipërmarrje të madhe, duke deklaruar se ky plan do të miratohet së shpejti.

Ndërtimet e reja dhe shtesat e ndryshme të kryera pas vendimit për hartimin e planit rregullues të qytetit, për kreun e Bashkisë Lezhë janë në përputhje të plotë me këtë plan dhe nuk cënojnë implementimin e tij.

Plani rregullues i qytetit ka qenë një nga premtimet bazë të kreut aktual të Bashkisë, Lezhë Viktor Tushaj për mandatin e parë të tij, ndërsa ka mundur të shpëtojë nga dështimi vetëm falë ndryshimeve në ligjin për urbanistikën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›