E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore Bogdani 100 vjetori i pavaresise festa do te jete e madhe per shqiptaret

Forumi rinor i Partisë Demokratike në Vlorë, ka organizuar një takim dy ditor me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë. I inicuar nga forumi lokal i PD-së, pjesëmarrës ishin anëtar të rinisë demokrate nga e gjithë Shqipëria, si dhe kryetari i forumit rinor të PD-së, deputeti Gert Bogdani.
Vizita e parë ka qenë në Muzeun e Pavarësisë, ku janë njohur me stendat e muzeut dhe historinë e shtetit shqiptar të pasqyruar në të.

Kryetari i forumit rinor të PD-së për Vlorën, Armando Cakrani përshëndeti qytetarët vlonjat për festën, duke e cilësuar si krenari të vencantë të qënit vlonjat.

Kreu i forumit rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, deputeti Gert Bogdani, në fjalën e tij e cilësoi si të rëndësishëm pjesëmarrjen e përfaqësuesve të forumit rinor të PD-së nga rrethe te ndryshme, në qytetin e pavarësisë në këtë vigjilje të 99 vjetorit të pavarësisë.

Ndërsa përmendi me shumë rëndësi se viti që vjen, ai i 100 vjetorit do të përbëjë festën më të madhe për shqiptarët. “Ne kaluam në parlament buxhetin”, u shpreh Bogdani , “ku festimi i 100 vjetorit të pavarësisë do të jetë festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve në këto vite”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›