Policia e Shtetit dhe policia bashkiake e Tiranës, pa karburant
Makinat e Policisë së Shtetit mbeten pa karburant. Fiks Fare i është rikthyer sërish mungesës së karburantit për lëvizjen e mjeteve të Policisë së Shtetit. Këtë radhë emisioni investigativ ka denoncuar mungesën e karburantit jo vetëm në komisariatet e policisë së kryeqytetit, por edhe në Pukë e Fushë-Krujë.
Policët, përveçse po përballen me mungesën e karburantit për lëvizje, nuk po paguhen edhe për orët shtesë, madje në disa rrethe nuk kanë marrë ende uniformat e reja.
Dy punonjës të policisë së burgjeve, gjatë bisedës me gazetarët e Fiks Fare, kanë treguar se përveç pagës së ulët kanë edhe problemin e transportit. Sipas tyre, drejtuesit e institucioneve ku ata punojnë u vendosin mjete transporti në dispozicion vetëm një muaj para fushatave elektorale. Ndërsa për uniformat as që bëhet fjalë për ti marrë të gatshme nga ana e shtetit, sikurse e parashikon ligji. Ata tregojnë se gjithçka e blejnë vetë.
Pukë
Fillimisht gazetarët kanë udhëtuar në Pukë, duke mësuar nga punonjësit e policisë së këtij qyteti se policia lëviz në këmbë, pasi nuk ka karburant. Sipas tyre, ky problem ka muaj që është i njohur. Vetë punonjësit e policisë detyrohen të furnizojnë makinat e komisariatit me karburant nga xhepi i tyre. Edhe këta punonjës policie vuajnë mungesën e uniformave. Gjatë ndeshjes së futbollit të Tërbunit, në stadium kishte shumë policë civilë, të cilët detyrohen ta kryejnë shërbimin pa uniformë, pasi gjysma e punonjësve të policisë së këtij qyteti nuk janë pajisur me uniformë.
Krujë
Të njëjtin problem kanë edhe punonjësit e policisë së Krujës. Një efektiv i policisë së këtij qyteti tregoi për Fiks Fare, se prej dy vjetësh nuk u janë paguar orët shtesë. Ata dalin në punë jashtë orarit, përveç ditëve të shërbimit, edhe tri ditë në javë, për të siguruar rendin dhe qetësinë në tri ndeshje që zhvillohen në stadiumin Kastrioti, ku luajnë ekipet e futbollit të Laçit, Kastriotit dhe Ilirisë.
Tiranë
Në kryeqytet gjendja vazhdon të jetë e njëjtë. Makinat e policisë qëndrojnë të mbyllura në oborret e komisariateve, pasi nuk ka karburant që të patrullojnë. Këtë na e konfirmojnë disa punonjës policie të Komisariatit Nr. 1, Nr. 2 dhe Nr. 6 në kryeqytet.
Sipas tyre, makina ka plot policia, por nuk ka benzinë për ti vënë në punë.
Një efektiv i Komisariatit Nr. 2 të Policisë së Tiranës tregon se policët shpeshherë e kryejnë shërbim duke ecur në këmbë, pasi nga ky komisarit vetëm dy makina dalin në shërbim, në një kohë që janë 15 makina në këtë komisariat.
Ndërsa disa prej punonjësve të policisë së Komisariatit Nr. 6 në Tiranë dalin në shërbim me makinat e tyre private, pasi sipas tyre, mungon karburanti.
Policia Bashkiake e Tiranës
Kamerës së emisionit Fiks Fare nuk i kanë shpëtuar as inspektorët e policisë bashkiake të kryeqytetit. Fiks Fare një ditë më parë ka transmetuar pamje të disa inspektorëve të policisë bashkiake të Tiranës, të cilët në ambientet e QSUT Nënë Tereza, u kërkonin karburant punonjësve të spitalit, për të ushtruar kontrolle të përditshme dhe për të larguar tregtarët ambulantë nga trotuaret e ambienteve të brendshme të qendrës spitalore.
Një kërkesë, e cila është pranuar nga ana e punonjësve të spitalit, madje njëri prej tyre ka sugjeruar që karburanti tu merrej ambulancave dhe tu jepej inspektorëve të policisë bashkiake, me qëllim që ata të heqin tregtarët ambulantë nga ambientet e QSUT-së.
Regjistrimet
Biseda e punonjësve të QSUT me inspektorët e policisë bashkiake të Tiranës
Njëri nga punonjësit e spitalit Po vjen ky kapurali.
Punonjësi i spitalit 1 Ja ka ardh këtu bashkia e do karburant, hiqja ambulancave e jepua.
Punonjësi i spitalit 3 Sa litra të duhen?
Polici i Bashkisë 2 Që të vija me makinë këtu?
Punonjësi i spitalit 3 Po pra sa litra do, që makina të vijë këtu, të shkojë atje, të vijë këtu, të shkojë atje?
Punonjësi i policisë bashkiake 1 Për pesë ditë.
Punonjësi i spitalit 3 Po pra, për pesë ditë, dhjetë ditë.
Punonjësi i policisë bashkiake Ne spo na i nxjerrin makinat se nuk ka karburant. Janë makinat atje të bllokuara.
Punonjësi i spitalit 2 Ky është një problem madhor këtu te ne, është turp i Zotit.
Shoku për karburantin a kupton apo jo, nëse do 15 20, të gjithë do të sakrifikojmë.
Polici bashkiak 2 Mirë e rrite o vlla pse e ule? Ti mirë e rrite, çpate që e ule?
Punonjësi i spitalit 2 Ne e kemi të ndarë, ne punojmë kështu.
Policia bashkiake 2 Thashë se do të thuash 50 litra.
Punonjësi i spitalit 2 Edhe atë do ta rregullojmë, ja të flas me shefin.
Polici bashkiak 1 Se duhet një çikë naftë, duhet se është bërë problem i madh. Dal te Fiksi një herë në dy ditë, vijnë e filmojnë
Bisedë me punonjës të policisë së burgjeve
Polici Mbrëmë deri në 11:30 te kryqëzimi. Të dielën mbrëma, dhe vinin makinat e mbushme deri në orën 11.00. Kam hipur në një makinë deri te Rruga e Elbasanit.
Fiksi Si ka mundësi?
Polici Për ne nuk është duke pyetur kush, kur ka nevojë të shfrytëzojnë në maksimum, të shfrytëzon sa të shfrytëzon e të hedh në rrugë të madhe dhe je i pambrojtur.
Fiksi Po tani ska naftë a çfarë dreqin ka?
Polici Po a i mbarohet nafta ndonjëherë shtetit. Ska naftë thotë, kur i mbarohet nafta shtetit, po privatit?
Fiksi Po për zgjedhje gjen?
Polici Po për zgjedhje ka një herë, një muaj para se të bëhen votimet na venë makinën.
Fiksi Po, po, po.
Polici i dytë 20 prill u vu vitin e kaluar deri më 15 maj.
Polici Ça nuk ba vaki.
Fiksi Për votime i vunë?
Polici Po për votim e kemi të sigurt për votime.
Fiksi Sa ju paguajnë neto?
Polici 220 euro në muaj. 300 mijë lekë bëhen e nuk bëhen ato. Nuk të njeh asgjë më.
Fiksi Orë shtesë?
Polici Çfarë orë shtese, as ditë shtesash. Bën orë shtesë e ditë shtesë. Me ligj e kemi 22 ditë punë, asnjë ditë më tepër, ne bëjmë 2425. Edhe punë më e vështirë me kriminelë që kanë bërë vrasje e çfarë nuk kanë bërë e ne dalim me armë në brez, duke u nxjerrë dorën makinave. Se në cilin hipim e lëvizim nuk dimë gjë ma ne.
Fiksi Ka pasur raste që u keni qëndruar gjithë natën?
Polici dytë Po..
Polici Po, ka pas raste që i kanë futur policët nëpër parcela.
Fiksi Çfarë flet, me ju marr pistoletën?!
Polici Pistoletën se kanë pasur me vete.
Fiksi E kanë futur në parcelë me i marrë pistoletën?
Polici Po, ore.
Fiksi E tmerrshme.
Polici E kanë futur në mes të arës, e kanë lënë atje në orën 11:30 të natës.
Fiksi Po trajtimet e tjera i keni të paktën, uniformat ua japin?
Polici i dytë I blejmë në dyqan.
Polici Të tëra i blejmë.
Polici i dytë