Eskpertët: Janë ulur eksportet e fuqia blerëse
Gjatë tremujorit të fundit, efektet e krizës ekonomike globale janë thelluar në Shqipëri. Ekspertët argumentojnë se tregues është rënia e eksporteve kombinuar me uljen e fuqisë blerëse, cka është shqetësues epër ekonominë.
TIRANE- Efektet e krizës ekonomike botërore, të paralajmëruara edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar janë thelluar gjatë tremujorin e fundit. Eksportet kanë pësuar një rënie të ndjeshme dhe paralelisht me to është ulur edhe fuqia blerëse. Ekspertët e ekonomisë shprehen se këta tregues janë shqetësues dhe kërkojnë vëmendjen e qeverisë dhe të gjithë aktorëve të tjerë në treg.
“Duhet të na shqetësojë fakti se kemi një kombimin të tkurrjes së fuqisë blerëse vendase me tkurrjen e fuqisë blerëse në vendet në të cilat dhe eksportojmë. Kjo duket në rëniet e ritmeve të indeksit të cmimeve të konsumit për tu mbyllur në muajt e fundit të vitit 2008” – thotë për NEËS24, Gjergj Filipi ekspert i ekonomisë
Rënia e ndjeshme e eksoporteve ka cuar në një thellim të deficitit tregtar. Tregues ky, që sipas të dhënave të Institutit të Statikave në muajin tetor 2008 ka arritur nivelin alarmant të rreth 33 miliardë lekëve dhe në nëntor rreth 30 miliardë lekë. Kjo shënon një rritje respective prej 25 dhe 13 për qind kundrejt muajit shtator, periudhë kur filloi të shfaqej edhe kriza ekonomike globale.
"Kemi të bëjmë me luhatje shumë të mëdha të ritmit të eksporteve gjatë vitit 2008, sidomos gjatë 6 mujorit të dytë dhe me tendencë drastike rënëse gjatë tre mujorit të fundit. Deficiti tregtar që ka Shqipëria për sa kohë që ne eksportojmë më pak sesa importojmë është thelluar ndjeshëm, rreth 25% në krahasim me muajin shtator. Tendencë kjo e cila vihet re të mbahet e tillë dhe në muajin nëntor"- vazhdon eksperti.
Eskpertët e ekoonomisë argumentojnë se rënia e eksporteve dhe e fuqisë blerëse do të ndikojë në një ngadalësim të ritmeve të rirtjes ekonomike të vendit, ashtu sic ka parashikuar edhe FMN-ja.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)