E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Shtetit flet zyrtarisht mbi bllokimin e rrugëve nga opozita

Tiranë, 12 Maj 2010 NOA - Gjatë ditës së sotme, një numër qytetarësh kanë tentuar të bllokojnë aksin rrugor nacional Korçë-Pogradec, tek kthesa e Çërravës, duke arritur pengimin e kalimit të mjeteve vetëm disa fragmente të shkurtra kohore. Po ashtu kanë bllokuar pjesërisht për rreth 10 minuta aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.

Lidhur me këtë fakt, Policia e Shtetit, pak minuta më parë njoftoi se në zbatim të akteve ligjore, në të dyja këto raste, ka marrë masa për të garantuar sigurinë publike, normalizuar trafikun dhe për të shmangur incidentet e mundshme.

Sqarojmë opinionin publik se në asnjë rast strukturat e policisë nuk kanë përdorur gaz lotsjellës, si dhe mjete speciale ndaj pjesëmarrësve në tubim dhe veprimet e kryera nga punonjësit e policisë kanë qenë në respekt të plotë të ligjit, - deklaroi zyrtarisht Policia e Shtetit.

Ndërkohë përmendet fakti se protestuesit në të dyja rastet kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.

Policia e Shtetit, sërish i bën thirrje qytetarëve për mosbllokimin e akseve rrugore, pasi pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit përbën vepër penale dhe sipas nenit 293 të Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 3 vjet, - vjen dhe paralajmërimi për militantët socialistë.

Sakaq, nga strukturat e Policisë së Shtetit po vazhdon puna për identifikimin dhe shoqërimin e organizatorëve të këtyre veprimeve të paligjshme dhe materialet procedurale për çdo rast do ti referohen Prokurorisë.

r.n/NOA

Më shumë mbi argumentin:

Protestuesit e Korçës shkelën ligjin

Korçë, përplasje me policinë

Më shumë lajme nga Kronika

Më shumë lajme nga Politika

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›