Policia e Shtetit në gatishmëri

Kjo drejtori thotë se forcat e rendit janë në gatishmëri të plotë dhe po vazhdojnë të garantojnë sigurinë pranë Vendeve të Numërimit të Votave.
Më tej thuhet se menaxhimi i suksesshëm i kësaj faze të rëndësishme të procesit zgjedhor u realizua në sajë të masave të marra, angazhimit maksimal të çdonjërit prej punonjësve të policisë dhe qëndrimit korrekt në zbatim të akteve ligjore e nënligjore.
Tashmë forcat e policisë janë në gatishmëri të plotë dhe po vazhdojnë të garantojnë sigurinë pranë Vendeve të Numërimit të Votave. Policia e Shtetit deklaroi se gjatë gjithë ditës së djeshme deri në orët e para të ditës së sotme është kërkuar ndërhyrja e strukturave të Policisë së Shtetit me vendim të Komisionit të Qendrave të Votimit apo të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor gjithsej në 18 raste, nga këto në 12 raste pranë Qendrave të Votimit dhe në 6 raste pranë Vendeve të Numërimit të Votave.
Ndërkohë, gjatë natës së mbrëmshme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Shtetit në 6 raste pranë Vendeve të Numërimit të Votave. /Start/
2011-05-09 15:14