Itali, arrestohet një shqiptar

Në rajonin e Luças, u arrestuar shtetas Meriklant Djaloshi, 30-vjeç, lindur në Manëz, Durrës.
Ky shtetas u arrestua, pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2008, e ka dënuar me 1 vit burg e 600.000 Lekë gjobë, për veprën penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”.
Djaloshi është shpallur fajtor pasi në vitin 2005, ka falsifikuar disa autorizime pune italiane, në këmbim të shumës prej 3500 Eurosh për çdo autorizim. Këto autorizime pune janë paraqitur në Ambasadën Italiane në Tiranë, nga shtetasit të cilëve iu ishin dhënë, me qëllim marrjen e vizave të punës.
Këtë vepër, i dënuari, Mareklant Djaloshi e ka kryer në bashkëpunim me babain e tij, Jak Djaloshi, i cili qëndronte në Durrës dhe gjente personat që do t‘ju bëheshin autorizimet e falsifikuara. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën 06.05.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /Start/
2011-05-09 15:38