E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilnin taksa si punonjës ministrie, arrestohen

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës pasi nëpërmjet mashtrimit u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash disa subjekteve private duke u hequr si punonjës të ministrisë së Financave.

Operacioni i i koduar "Mashtruesit e Ligjshem" vuri në pranga shtetasit Ilir Muzhaqi 42 vjeç , Ben Gjika 38 vjeç dhe Aleks Uruçi 40 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas janë përfaqesues të subjektit "SigShip" me seli në Tirane dhe në bashkëpunim me njjëri-tjetrin jane prezantuar si punonjës të Ministrisë sëe Finanacave duke u kërkuar administratorëve të disa lokaleve të paguanin një taksë, "Për të drejten e autorit ". Kjo taksë u mblidhej duke i kërcenuar se do t'u mbyllej aktiviteti ose do të paguanin 10-fishin e taksës si gjobë . Policia tha se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1 bllok me fatura tatimore, 2 blloqe me mandate arketimi si dhe 2 blloqe shënimesh ku ishin evidentuar subjektet qëu kishin marrë lekë.

Ata akuzohen për veprat penale të "Vjedhjes me anë të mashtrimit" dhe "Përvetesimit të titullit apo detyrës shtetërore" .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›